May 31, 2023 18:58 Europe/Tirane
  • Qipro dhe përpjekjet për të furnizuar Evropën me gaz nga territoret e pushtuara

Përfaqësues të një numri kompanish kryesore të naftës në Qipro kanë mbajtur takime ditët e fundit për të funksionalizuar planin e lidhjes së gazsjellësit të vendit të tyre nga territoret e pushtuara.

Sipas bazës angleze “Middle East Eye”, këto kompani duke zhvilluar takime në kryeqytetin Nikosia të hënën dhe të martën ranë dakord për planin e qeverisë për ndërtimin e shpejtë të një gazsjellësi që lidh këtë vend mesdhetar me Izraelin. Në bazë të këtij plani, gazi izraelit supozohet të transferohet në Qipro dhe të shndërrohet në gaz të lëngshëm në këtë vend evropian dhe të eksportohet në vende të tjera evropiane. Evropa, e cila humbi aksesin në burimet energjetike ruse pas fillimit të luftës në Ukrainë, po përpiqet të garantojë energjinë e saj nga çdo pjesë e botës. Ky vendim i qeverisë qipriote është marrë kundër dëshirës së Turqisë si rival rajonal i Greqisë, ndërsa muaj më parë një zyrtar turk tha se eksporti i gazit izraelit në Evropë është i mundur vetëm nëpërmjet Turqisë. Qeveria greke ka ndikim të rëndësishëm mbi qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të ishullit jugor të Qipros në Detin Mesdhe, ndërsa Ankaraja gëzon marrëdhënie të ngjashme me pjesën veriore të Qipros, e cila njihet vetëm nga qeveria turke. Për këtë arsye, "Michael Harari", ish-ambasadori i regjimit sionist në Nikosia, në lidhje me planin për transferimin e gazit nga Tel Avivi në Qipro tha: "Lëvizja e Nikozisë për të diskutuar këtë tubacion është një veprim shumë i zgjuar." Vitin e kaluar, Izraeli dhe Libani arritën një marrëveshje indirekte për të përcaktuar kufijtë detarë, çka i dha fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare për ujërat territoriale dhe secila nga palët përcaktoi zonat përkatëse për nxjerrjen e gazit në det. Pas kësaj marrëveshjeje Qiproja, ashtu si Turqia dhe Egjipti, shprehu dëshirën e saj për të importuar gaz nga Izraeli dhe për ta eksportuar atë në Evropë për të plotësuar nevojat energjetike të këtij kontinenti pas embargos ruse. Në maj të vitit të kaluar, regjimi sionist nënshkroi edhe kontrata me Egjiptin dhe Bashkimin Evropian për eksportimin e gazit izraelit në Evropë. Në atë kohë, një zyrtar egjiptian tha se marrëveshja do të "çonte në një bashkëpunim më të madh midis anëtarëve të Forumit të Gazit të Mesdheut Lindor, i cili përfshin Jordaninë, Izraelin, Qipron, Greqinë, Egjiptin dhe Autoritetin Palestinez."

 

Tags