Qershor 07, 2023 07:12 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Virxhinia, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtënat masive jashtë një vendi të diplomimit të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia kanë lënë 7 viktima ndërsa dhuna e shfrenuar me armë vazhdon të traumatizojë amerikanët në të gjithë vendin.

Shefi i Policisë së rajonit Richmond, Rick Edwards tha të martën se një person i armatosur hapi zjarr ndërsa qindra njerëz qëndronin rreth parkut Monroe në Richmond pas një ceremonie të diplomimit të shkollës së mesme, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjerë. Policia arrestoi një të dyshuar 19-vjeçar, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, por pak kohë më pas u ndalua nga policia e Universitetit të Commonwealth të Virxhinias. Hetuesit policorë besojnë se i dyshuari është i lidhur me njërin nga viktimat. Ai kishte katër armë zjarri në kohën e arrestimit. Edwards e përshkroi sulmuesin si një person "të neveritshëm dhe frikacak", i cili thuhet se ishte në një mosmarrëveshje me vetëm një person. Dhuna me armë është epidemike në Shtetet e Bashkuara, me vrasjet me armë dhe vetëvrasjet që kanë arritur nivele rekord në vitin 2021, duke çuar në afro 49,000 vdekje nga armët e zjarrit. Që nga fillimi i vitit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, në SHBA ka pasur 279 të shtëna masive. Të shtënat masive në vende publike si shkolla, qendra tregtare dhe kisha kanë traumatizuar shumë amerikanë -- veçanërisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

 

Tags