Lëshimi i urdhrit të arrestit për 27 persona me akuzën e lidhjes me rrjetin Gylen
(last modified Mon, 12 Jun 2023 18:23:10 GMT )
Qershor 12, 2023 20:23 Europe/Tirane
  • Lëshimi i urdhrit të arrestit për 27 persona me akuzën e lidhjes me rrjetin Gylen

Prokuroria Speciale Anti-Terrorizëm e Ankarasë ka lëshuar një urdhër arresti për 27 persona, duke përfshirë një numër të stafit gjyqësor turk, me akuzën e lidhjeve me rrjetin e Fethullah Gulen.

Qendra e Policisë së Ankarasë ka lëshuar një deklaratë ku ka bërë të ditur se gjashtë nga personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti janë punonjës të drejtësisë të këtij vendi dhe njëri është punonjës i dorëhequr i këtij institucioni. 20 personat e tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arresti janë punonjës të sektorit privat. Sipas lajmeve të fundit, forcat policore turke kanë nisur një operacion njëkohësisht në tetë provinca të këtij vendi, përfshirë edhe Ankaranë, për arrestimin e këtyre të dyshuarve për bashkëpunim me rrjetin Gulen. Qeveria turke e ka akuzuar organizatën e Gylenit për infiltrim në qeveri dhe përpjekje për të organizuar një grusht shteti më 15 korrik 2016. Të paktën 250 persona u vranë në puçin e dështuar të vitit 2016 në Turqi. Ndërkohë, Gulen, një ish-aleat i Rexhep Tajip Erdogan, i cili jeton në mërgim në shtetin e Pensilvanisë, SHBA, refuzoi akuzat për përfshirje në tentativën e grushtit të shtetit.

 

Tags