Vazhdojnë luftimet në Khartoum/Ushtria sudaneze bombardon pozicionet e Forcave të Reagimit të Shpejtë
Burimet e lajmeve raportuan për përplasje të ashpra midis ushtrisë dhe Forcave të Reagimit të Shpejtë të Sudanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se avionët luftarakë të ushtrisë sudaneze bombarduan pozicionet e dislokimit të forcave të reagimit së shpejtë në zonën "Al-Kador", që ndodhet në veri të Khartoum Bahri.
Disa orë më parë, burime të lajmeve raportuan për dëgjimin e zhurmës së të shtënave me armë të rënda në qendër dhe në jug të Khartoumit, kryeqytetit të Sudanit dhe për fluturimin e avionëve luftarakë në qiellin e këtij qyteti.
Muhamed Hamdan Daghlo (Hamidati), komandanti i forcave të reagimit të shpejtë të Sudanit, të enjten mbrëma, deklaroi: "Ndërmjetësimi saudit dhe amerikan mund të hapë rrugën për paqen e përhershme në Sudan".
Hamidati në një intervistë me agjencinë italiane të lajmeve “Nufa”, tha: "Le të shpresojmë që lufta të përfundojë sa më shpejt. Ne besojmë fuqishëm se na duhet një ndërprerje e përkohshme e konfliktit për shkak të çështjeve humanitare dhe kjo mund të jetë si një urë për një zgjidhje të përhershme të këtij konflikti".
Komandanti i Forcave të Reagimit të Shpejtë të Sudanit gjithashtu vuri në dukje përkushtimin dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Sudan dhe tha se ky është një hap serioz për të siguruar një të ardhme më të mirë për kombin sudanez.