Mjekët pa Kufij raporton mbi gjendjen e tmerrshme të refugjatëve sudanezë
(last modified Wed, 21 Jun 2023 07:03:01 GMT )
Qershor 21, 2023 09:03 Europe/Tirane
  • Mjekët pa Kufij raporton mbi gjendjen e tmerrshme të refugjatëve sudanezë

Organizata Mjekët pa Kufij njoftoi se lufta në Sudan ka çuar në zhvendosjen e rreth 2.5 milionë njerëzve në të gjithë vendin dhe zhvendosjen e rreth 550,000 sudanezëve në vendet fqinje. 

Mjekët pa Kufij e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë njoftuan se më shumë se 2.5 milionë sudanezë janë zhvendosur që nga fillimi i konfliktit dhe dhunës ushtarake midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Reagimit të Shpejtë.  Grupi i ndihmës "Mjekët pa Kufij" njoftoi se gjatë dy muajve të fundit, për shkak të përshkallëzimit të dhunës midis ushtrisë dhe Grupit të Reagimit të, rreth 15,000 sudanezë, përfshirë 900 qytetarë të plagosur janë larguar nga zonat e konfliktit dhe janë strehuar në Çad. Constantinos Besikakos, koordinatori i organizatës "Mjekët pa Kufij" i vendosur në zonat kufitare midis Sudanit dhe Çadit, njoftoi se me përshkallëzimin e dhunës në zonat e konfliktit në Sudan, të zhvendosurit janë shprehur të shqetësuar se mund të vdisnin nga të shtënat. Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, e cila ka paralajmëruar për rritjen e numrit të emigrantëve sudanezë për shkak të dhunës në këtë vend, mësohet se 550 mijë sudanezë të zhvendosur dhe të pastrehë kanë ikur për në vendet fqinje.

Tags