Veto ndaj rezolutës së perëndimorëve në lidhje me kalimin Bab Al-Havi në Siri
(last modified Tue, 11 Jul 2023 18:53:40 GMT )
Korrik 11, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Veto ndaj rezolutës së perëndimorëve në lidhje me kalimin Bab Al-Havi në Siri

Rusia vuri veton ndaj rezolutës perëndimore për të zgjatur dërgimin e ndihmës së OKB-së përmes pikës kufitare Bab Al-Havi të Sirisë.

Të martën, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia kundërshtoi zgjatjen për një vit të operacionit të ndihmës së OKB-së në Sirinë Veri-Perëndimore përmes vendkalimit Bab El-Havi. Një tjetër votim është menduar për propozimin e Moskës për zgjatjen e këtij afati për 6 muaj. Rezoluta perëndimore është propozuar nga Zvicra dhe Brazili dhe ka pasur mbështetjen e Amerikës, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera perëndimore. Plani i ndihmës së OKB-së për Sirinë veriperëndimore, i cili u zbatua që nga viti 2014, përfundoi të hënën. Qeveria e Damaskut ka theksuar gjithmonë se grupi terrorist Tahrir al-Sham konfiskon ndihmat humanitare dhe nuk i lejon popullit sirian të posedojë ato. Autoritetet siriane thonë se çdo ndihmë humanitare për popullin e këtij vendi duhet të bëhet përmes kanalit zyrtar dhe përmes qeverisë në mënyrë që të arrijë tek nevojtarët.

Tags