Trajtimi çnjerëzor i azilkërkuesve në Amerikë
(last modified Wed, 19 Jul 2023 18:54:56 GMT )
Korrik 19, 2023 20:54 Europe/Tirane
  • Trajtimi çnjerëzor i azilkërkuesve në Amerikë

Mesazhet elektronike të një ushtari dhe mjeku kufitar amerikan në kufirin me Meksikën informojnë për situatën e rëndë humanitare të emigrantëve në këtë zonë.

Rrjeti i lajmeve CNN në një raport njoftoi: Në emailet e dërguara nga një ushtar amerikan tek eprorët e tij, u raportua se mjekët ishin urdhëruar të detyronin ata që përpiqeshin të hynin në Shtetet e Bashkuara duke kaluar lumin Rio Grande të kthehen në ujë dhe atyre mos t’u sigurohet ujë i pijshëm në këtë vapë torturuese. Në javën e fundit të qershorit, këta ushtarë dhe mjekë raportojnë se në vetëm shtatë orë, kuruan një vajzë katërvjeçare që i ra të fikët, një burrë me dëmtim të rëndë në këmbë të shkaktuar nga telat me gjemba, një djalë 15-vjeçar me këmbë të thyer dhe një grua të re shtatzënë 19-vjeçare që ngeci në tela me gjemba. Kjo është ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara po diskutojnë për përcaktimin e detyrave të guvernatorit të shtetit të Teksasit, i cili prej disa muajsh akuzohet për shtypjen e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara.

Tags