Gusht 02, 2023 21:03 Europe/Tirane
  • Italia paralajmëron se ndërhyrja perëndimore në Niger do të shihej si 'kolonizim'

Ministri i Jashtëm i Italisë ka paralajmëruar kundër çdo ndërhyrje ushtarake të Perëndimit në Niger kundër juntës së sapoformuar në vendin afrikan, duke thënë se kjo do të shihet si "kolonizim i ri".

"Unë mendoj se ne duhet të bëjmë presion mbi rivendosjen e demokracisë, por çdo nismë ushtarake perëndimore duhet të përjashtohet, sepse do të shihej si një kolonizim i ri," tha të mërkurën Antonio Tajani për RaiNews. Nigeri ishte dëshmitar i një grushti shteti javën e kaluar, në të cilin ushtarët përmbysën Presidentin Mohamed Bazoum dhe qeverinë e tij. Komentet e Tajanit erdhën pasi junta ushtarake e Nigerit akuzoi Francën se planifikonte të ndërhynte ushtarakisht për të çliruar Bazoum. Franca, ish kolonizatorë e Nigerit, ka dënuar marrjen e pushtetit, duke thënë se ajo e njeh vetëm Bazoum-in si sundimtar të vendit. Por Parisi ka mohuar akuzat se po planifikon një sulm për ta liruar atë. Franca, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Italia kanë trupa në Niger, të cilat ata pretendojnë se janë atje për të luftuar kryengritësit dhe për të trajnuar forcat nigeriane. Ndërkohë, blloku rajonal i shteteve të Afrikës Perëndimore tha se ndërhyrja ushtarake në Nigerin që po udhëhiqet nga junta, “është mjet i fundit”. Shefat e ushtrisë të shteteve të këtij blloku u takuan më 2 gusht për të përgatitur një përgjigje për situatën në Niger. Në takim ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Nigeri, një javë pas puçit ushtarak, që detyroi Francën të evakuonte shtetasit e saj. “Opsioni ushtarak është mjeti i fundit, por ne jemi të përgatitur për çdo mundësi”, tha Abdel-Fatau Musah komisionar për politikë të jashtme, paqe dhe siguri në bllokun rajonal të shteteve të Afrikës Perëndimore.

 

Tags