Vazhdojnë përleshjet mes ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë në Sudan
Ministria e Mbrojtjes e Sudanit njoftoi për vazhdimin e përleshjeve mes ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë në këtë vend.
Konfliktet e armatosura mbi pushtetin në Sudan midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë nisën më 15 prill 2023 dhe ndërmjetësimet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës civile në këtë vend dhe për të sjellë palët në konflikt në tryezën e bisedimeve nuk kanë qenë të frytshme. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Ministria e Mbrojtjes e Sudanit njoftoi, se gjashtë oficerë të shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës të vendit u vranë gjatë përleshjeve midis ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë në qytetin sudanez Omdurman. Deri më tani në Sudan është shpallur disa herë armëpushimi me ndërmjetësim ndërkombëtar, por palët në konflikt e kanë shkelur vazhdimisht atë. Në çdo një orë vritet ose plagoset një fëmijë në Sudan. Statistikat e fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin tregojnë se më shumë se tre milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit për shkak të konflikteve në Sudan.