Shtator 23, 2023 10:46 Europe/Tirane
  • Takimi trepalësh i procesit të Astanës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Takimi trepalësh i procesit të Astanës me praninë e ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë u mbajt në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi trepalësh i procesit të Astanës për Sirinë e organizuar nga Republika Islamike e Iranit, u mbajt në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me praninë e Hussein Amir Abdollahian, Hakan Fidan dhe Sergei Lavrov, ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Pak minuta pas bisedimeve trepalëshe mes ministrave të Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, takimit iu bashkua edhe Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Ger Pedersen. Bisedimet e Astanës kanë nisur që nga janari 2017 me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit dhe bashkëpunimin e Rusisë dhe Turqisë, me qëllim vendosjen e paqes në Siri. Irani, Turqia dhe Rusia, si garantues të procesit të Astanës, po përpiqen të zgjidhin krizën siriane.

Tags