Tetor 17, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Putin do të takohet me Xi në Pekin, lufta e Izraelit ndaj Gazës në axhendë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të takohen në një samit në Pekin të mërkurën.

Takimi mes dy liderëve të fuqishëm vjen ndërsa Kina pret përfaqësues të 140 vendeve për një forum mbi iniciativën e gjerë të tregtisë dhe infrastrukturës së Presidentit Xi, të quajtur Një Brez, një Rrugë.

"Gjatë bisedimeve, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale," tha Kremlini në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të dy liderët pritet të diskutojnë bombardimet e pamëshirshme e të përgjakshme të Izraelit ndaj palestinezëve të rrethuar në Rripin e Gazës.

Si Kina ashtu edhe Rusia kanë dënuar mizoritë e Izraelit kundër palestinezëve dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim.

Megjithatë, qëndrimi i tyre është në kontrast me atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili e ka bërë të qartë se mbështetja e tij për regjimin pushtues sionist është e palëkundur dhe ka sinjalizuar se nuk mendon se ky është momenti i duhur për një armëpushim.

 

Tags