Nëntor 12, 2023 20:01 Europe/Tirane
  • Guterres: Ne humbëm 101 punonjës të OKB-së në luftën e Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në një intervistë për CNN të dielën tha se kjo organizatë ndërkombëtare ka humbur 101 punonjës të saj në sulmet e regjimit sionist në Gaza.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të dielën se Hamasi nuk mund të përdoret si një pretekst për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Gjatë intervistës për CNN, ai shtoi: "Sulmi i Hamasit nuk justifikon ndëshkimin kolektiv të banorëve të Gazës".

Guterres shtoi: "Nuk ka mbështetje adekuate për civilët në Gaza dhe Kombet e Bashkuara kanë humbur 101 anëtarë të personelit në luftën e Gazës".

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha: "Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për përhapjen e konflikteve në Liban dhe rajone të tjera".

Situata në Gaza është aq e rëndë, sa që sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Gaza është katastrofa më e madhe humanitare në historinë moderne.

 

Tags