Nëntor 22, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Pentagoni: Bazat tona në Lindjen e Mesme u sulmuan 66 herë

Zëvendësja e zëdhënësit të Pentagonit ka konfirmuar se 62 ushtarë amerikanë janë lënduar si pasojë e sulmeve të grupeve të rezistencës në bazat amerikane në Irak dhe Siri.

Sabrina Singh, zëvendësja e zëdhënësit të  Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, tha se bazat e këtij vendi në Irak dhe Siri janë sulmuar 66 herë që nga 17 tetori.

Singh gjatë një konference për shtyp në Pentagon ka konfirmuar se 62 ushtarë të këtij vendi janë lënduar si pasojë e sulmeve të grupeve të rezistencës ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri.

Ajo pohoi gjithashtu se në përgjigje të sulmit të mëngjesit të së martës në bazën Ain al-Assad me një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, një avion amerikan AC-130 sulmoi autorët e këtij operacioni.

Sulmet ajrore amerikane erdhën pas sulmeve të mëhershme hakmarrëse të grupeve të rezistencës së Irakut, të cilët sulmuan një bazë ajrore të përdorur nga SHBA-ja në Irak.

Grupi Hezbollah Kataib përmes një deklarate tha se po e shqyrton mundësinë “e zgjerimit të caqeve” nëse ushtria amerikane vazhdon me sulme, duke theksuar se sulmet amerikane “nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar”.

Sulmet e grupeve të rezistencës në Irak dhe Siri, ndaj bazave amerikane nisën më 17 tetor, në ditën kur një shpërthim në një spital në Rripin e Gazës vrau qindra persona shumica gra dhe fëmijë.

 

Tags