Nëntor 29, 2023 08:41 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: Shpërthimi i sëmundjeve infektive në Gaza mund të jetë më vdekjeprurës se bombardimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi: Përhapja e sëmundjeve infektive në Gaza mund të jetë më vdekjeprurëse se bombardimi i Izraelit.

Sipas kanalit televiziv Euro Neës, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të martën paralajmëroi për rritjen e sëmundjeve infektive dhe diarresë tek fëmijët në Rripin e Gazës dhe njoftoi se "nëse sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës nuk rikthehet, njerëzit që do të vdesin për shkak të sëmundjeve infektive do të jetë edhe më shumë se sa viktimat e bombardimeve nga regjimi sionist. “Në shifrat që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme, autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se në bombardimet e kryera nga pushtuesit e Kodsit janë martirizuar më shumë se 15,000 njerëz dhe afro 40% prej tyre janë fëmijë dhe ekziston frika se shumë të tjerë gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave. Margaret Harris nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në konferencën e OKB-së në Gjenevë tha: "Të gjithë në Rripin e Gazës kanë nevoja të theksuara shëndetësore, sepse vuajnë nga uria, nuk kanë ujë të pijshëm të pastër dhe jetojnë në lagje të mbipopulluara. " Harris përsëriti shqetësimet e saj për rritjen e sëmundjeve infektive, veçanërisht rastet e diarresë tek foshnjat dhe fëmijët, duke thënë se në fillim të nëntorit, diarreja tek njerëzit mbi 5 vjeç kishte arritur më shumë se 100 herë më shumë se niveli normal. James Elder, një nga zëdhënësit e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Gaza, në një video-telefonatë u tha gjithashtu gazetarëve se spitalet në këtë rajon janë plot me fëmijë që janë lënduar nga djegiet dhe copëzat e bombave, ose që kanë fryrje dhe infektim të stomakut nga pirja e ujit të pistë.

Tags