Dhjetor 22, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: Të gjitha spitalet në veri të Gazës jo funksionale

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë njoftoi se asnjë spital në veri të Gazës nuk është në gjendje të presë të lënduarit dhe të gjithë ata kanë mbetur të pakuruar për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore.

Sipas Anatoli, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten njoftoi: Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të sionistëve në veri të Gazës, nuk ka më një spital aktiv për të trajtuar të plagosurit. Në Rripin e Gazës, spitali Al-Ahli ishte i fundit që qëndronte aktiv por tani ai i ka mbetur pothuajse pa asnjë pajisje dhe mjete kuruese. Ky spital, së bashku me spitalet Al-Shifa, Al-Aëda dhe Al-Sahaba, janë të vetmit spitale të përshtatshëm në veri të Gazës, por nuk janë në gjendje të presin të lënduarit për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore. Richard Peppercorn, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Territoret e Pushtuara Palestineze, tha se mijëra njerëz të zhvendosur ende kanë nevojë për trajtime mjekësore në këtë zonë. Ai tha: Deri para 2 ditësh Spitali Al-Ahli ishte e vetmja qendër mjekësore në veri të Gazës që ishte aktive për trajtimin e të plagosurve, por tani ajo e ka mbyllur plotësisht punën. Peppercorn vuri në dukje se më shumë se 20 punonjës të Spitalit Al-Ahli u arrestuan, nga të cilët 6 u liruan dhe u zhvendosën në jug. Sipas tij, aktualisht 2 spitale të mëdha në jug të Gazës po trajtojnë të plagosur palestinezë me trefishin e kapacitetit të tyre. Sipas statistikave të siguruara nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës, në sulmet sioniste deri më tani janë vrarë 136 punonjës të kësaj organizate.

Tags