Dhjetor 27, 2023 08:44 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron mbi urinë në rritje në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi: Dëshpërimi dhe uria në rritje kanë bërë që disa banorë të Gazës të sulmojnë një kamion që transportonte ndihma ushqimore.

Sipas ISNA, Tedros Adhanom, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njoftoi se organizata dhe partnerët e saj kishin dorëzuar ndihma, përfshirë karburant për spitalin e shkatërruar al-Shifa në qytetin e Gazës. Sipas raportit të Al Jazeera, ai tha se ata që ishin të pranishëm në delegacionin e 23 dhjetorit ishin dëshmitarë të dëshpërimit në rritje për shkak të urisë ekstreme. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi se partnerët bëjnë thirrje dërgimin e menjëhershëm të ushqimit dhe ujit, për të garantuar shëndetin dhe stabilitetin e banorëve të Rripit të Gazës. Ai paralajmëroi se vazhdimi i veprimeve armiqësore dhe numri i madh i të plagosurve kanë çuar në pezullimin e punës së spitalit Al-Shifa. Ky zyrtar i OKB-së shprehu shpresën se dorëzimi i 19,200 litrave karburant do të ndihmojë në rifillimin e shërbimeve jetike spitalore. Al-Shifa është një spital që aktualisht mund të japë vetëm “ndihmën më të thjeshtë të parë”. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se gjendja e rëndë në spitalin al-Shifa është një makth me të cilin po përballen banorët e Gazës dhe mungesa e madhe e ilaçeve, ushqimit, energjisë dhe ujit, po e vë në rrezik shëndetin e njerëzve. Sipas njoftimit të administratës së spitalit Al-Shafa, kjo qendër mjekësore është dëmtuar rëndë dhe pjesët kryesore të saj janë shkatërruar; Ndërkohë në strehimore janë rreth 50,000 persona të zhvendosur. Lidhur me këtë, koordinatori i ekipit mjekësor të urgjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, repartet kirurgjikale i cilësoi si të mbipopulluara. Ndërsa paralajmëroi për rrezikun e urisë, ai tha: “Të gjithë me të cilët flasim janë të uritur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, banorët e Rripit të Gazës sulmuan një kamion me ndihma ushqimore gjatë rrugës për në spital dhe kjo tregon një cep të vështirësisë së situatës. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se spitalet duhet të jenë vende të kujdesit dhe shërimit, jo vende të rrezikut dhe vuajtjes së vazhdueshme. Kjo organizatë, duke theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndihmës, bëri thirrje për një armëpushim në Gaza. Rezistenca palestineze, e udhëhequr nga lëvizja Hamas, kreu një operacion unik më 7 tetor duke sulmuar vendbanimet sioniste në Rripin e Gazës ku kapi rob me dhjetëra sionistë. Ekspertët e konsiderojnë këtë operacion një dështim strategjik për regjimin sionist dhe ushtrinë e tij të supozuar “legjendare”. Ky operacion çoi në nisjen e agresionit brutal të ushtrisë së regjimit pushtues ndaj zonave të banuara në Rripin e Gazës dhe këto agresione vazhduan nga data 7 tetor deri më 24 nëntor dhe pas një pushimi njëjavor rifilluan të premten, më 1 dhjetor.

Tags