Janar 10, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Shtëpia e bardhë: Ne nuk jemi pro vendosjes së armëpushimit në Gaza

John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha: Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë pro vendosjes së një armëpushimi në Gaza.

Në një intervistë për kanalin Al Jazeera të Katarit, Kirbi njoftoi arsyen e kundërshtimit të vendit të tij ndaj vendosjes së një armëpushimi në Gaza dhe tha: Ne jemi kundër këtij armëpushimi, sepse kjo është në dobi të Hamasit. Ai vazhdoi: Ne vazhdojmë të marrim në konsideratë mundësinë për një armëpushim të përkohshëm dhe rritjen e ndihmës humanitare për Gazën. Kirby mbështeti edhe një herë barbarinë e regjimit sionist. Në një kohë kur ky regjim ka vrarë më shumë se njëqind gazetarë dhe ka plagosur shumë të tjerë, ai deklaroi: Ne nuk shohim asnjë shenjë se Izraeli në operacionet e tij po sulmon qëllimisht gazetarët. Ndërkohë, zyra për media e Autoritetit Palestinez të dielën njoftoi për vdekjen e dy gazetarëve palestinezë, Hamza Vael al-Dahdouh, djali i gazetarit të Al-Jazeera Vael al-Dahdouh dhe Mustafa Soraya në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite sulmoi makinën e këtyre 2 gazetarëve që po udhëtonin për të kryer punën e tyre. Me martirizimin e këtyre 2 personave, numri i dëshmorëve të gazetarëve që nga fillimi i gjenocidit në Rripin e Gazës ka arritur në 112 persona. Në përgjigje të këtij veprimi të sionistëve, Sindikata e Gazetarëve Palestinez në një deklaratë tha: Sulmi ndaj gazetarëve është një vendim zyrtar i kabinetit izraelit dhe është urdhër i drejtpërdrejtë i Netanyahut.

Tags