Janar 26, 2024 09:56 Europe/Tirane
  • Italia kritikon kundërshtimin e regjimit sionist për krijimin e një shteti të pavarur palestinez

Kryeministrja e Italisë kritikoi kundërshtimin e kryeministrit të regjimit sionist për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Sipas IRNA, kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikoi kundërshtimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe theksoi se ekzistenca e një shteti të sigurt dhe të pavarur është e drejtë e popullit palestinez. Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, më herët se tha ishte kundër formimit të një shteti të pavarur palestinez pas përfundimit të luftës në Rripin e Gazës dhe informoi Shtetet e Bashkuara për kundërshtimin e tij. Kryeministri i regjimit sionist pretendoi se të gjitha tokat në perëndim të lumit Jordan duhet të jenë nën kontrollin e regjimit të Izraelit. Ndërkohë Joseph Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, akuzoi kryeministrin e regjimit sionist për prishjen e përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit me Palestinën.

Tags