Kërkesa e 8 vendeve evropiane për sanksionimin e autoriteteve gjyqësore ruse
(last modified Thu, 29 Feb 2024 08:59:32 GMT )
Shkurt 29, 2024 09:59 Europe/Tirane
  • Kërkesa e 8 vendeve evropiane për sanksionimin e autoriteteve gjyqësore ruse

Tetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkuan sanksione kundër autoriteteve gjyqësore ruse.

Më herët, Bashkimi Evropian, në të njëjtën linjë me Amerikën në lidhje me vdekjen e Alexei Navalny, një kritik i presidentit rus Vladimir Putin dhe në të njëjtën kohë me përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, njoftoi masa kufizuese dhe imponuese për 106 individë dhe 88 subjekte përgjegjëse për dobësimin apo kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, tetë vende evropiane shkruan të mërkurën në një letër drejtuar Joseph Borrell, përgjegjësit për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian: “Vdekja e Alexei Navalny është shenjë e një represioni sistematik dhe të përshpejtuar, dhe përballja me këtë praktikë në Rusi kërkon veprim kolektiv”.

Vendet evropiane pretenduan se sanksionet e reja kundër Rusisë krijojnë një bazë të fortë ligjore që ndaj autoriteteve represive të këtij vendi, përfshirë ata që japin dënime me motive politike kundër anëtarëve të shoqërisë civile dhe opozitës demokratike, si dhe zyrtarëve gjyqësorë (të prokurorive, gjykatave dhe burgjeve) të cilët luajnë rol në arrestimin e tyre, të vendosen sanksione.

Alexei Navalny, një kritik i Presidentit të Rusisë, i cili po vuante dënimin e tij në një burg në rajonin Yamalo-Nenets, vdiq së fundmi pas një shëtitjeje të gjatë.

Sipas njoftimit të agjencisë ruse të lajmeve “Novosti”, ekipi mjekësor i burgut u përpoq të sillte në jetë Navalny-n, por dështoi; dhe më në fund, u konfirmua vdekja e këtij kritiku të qeverisë ruse.

Burime gjyqësore ruse kanë bërë të ditur se shkaqet e vdekjes së Navalny janë duke u hetuar.

 

Tags