Prill 03, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shqyrton vendosjen e embargos së armëve kundër Izraelit

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC) do të shqyrtojë një projekt-rezolutë për vendosjen e embargos së armëve kundër Izraelit.

Drafti u paraqit nga Pakistani në emër të 55 nga 56 shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Ai do të shqyrtohet të premten me arsyetimin se ekziston një "rrezik i mundshëm gjenocidi në Gaza".

Drafti me tetë faqe është bashkë-sponsorizuar nga Bolivia, Kuba dhe misioni palestinez në Gjenevë. Ai dënon "përdorimin e armëve shpërthyese me efekte të gjera nga Izraeli" në zonat e populluara të Rripit të Gazës të rrethuar. Drafti gjithashtu kërkon që Izraeli "të mbajë përgjegjësinë e tij ligjore për të parandaluar gjenocidin".

Miratimi i mundshëm i projekt-rezolutës do ta bënte këtë herën e parë që organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut merr një qëndrim në lidhje me Gazën që nga fillimi i tetorit.

Drafti i bën thirrje Izraelit t'i japë fund okupimit të territorit palestinez dhe të heqë menjëherë "bllokadën e paligjshme" dhe të ndalë të gjitha format e tjera të "dënimit kolektiv".

Që kjo rezolutë të miratohet me shumicë të plotë, nevojiten 24 vota. Megjithatë, rezolutat mund të kalojnë me më pak vota për shkak të abstenimeve.

 

Tags