Prill 17, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Punonjësit e Google protestuan kundër bashkëpunimit të kompanisë së tyre me regjimin sionist

Një numër punonjësish të Google organizuan një demonstratë në shenjë proteste ndaj bashkëpunimit të kompanisë me regjimin sionist.

Sipas IRNA, duke cituar Al Jazeera, protestuesit hynë në 2 zyrat e kompanisë në Sunville të Kalifornisë dhe Neë York City dhe njoftuan se nuk do të largohen nga këto zyra derisa Google të tërhiqet nga kontrata me regjimin sionist. Google dhe Amazon kanë nënshkruar një kontratë 1.2 miliardë dollarësh të quajtur Nimbus për të ofruar shërbime cloud dhe qendrash të dhënash për qeverinë izraelite. Më parë, vetëm një grupi caktuar punonjësish të Google kishin protestuar kundër kësaj kontrate, por sulmi i regjimit sionist në Rripin e Gazës ka bërë që këto protesta të zgjerohen. Ndërkohë, një numër i përkrahësve palestinezë demonstruan në disa qytete amerikane dhe kërkuan armëpushim në Gaza. Sipas raportimeve, policia e qytetit të Majamit në shtetin e Floridës është përplasur me protestuesit dhe ka arrestuar një numër prej tyre.

Tags