Prill 18, 2024 10:48 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë presion fshehurazi vendeve që të kundërshtojnë shtetësinë palestineze

Raportohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i shtyjnë në mënyrë të fshehtë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të refuzuar ofertën e Palestinës për t'u bërë një anëtare e plotë e organizmit botëror.

Zbulimi u raportua të mërkurën nga "The Intercept", një organizatë amerikane e lajmeve në internet, e cila citoi "kabllogramë të paklasifikuar të Departamentit Amerikan të Shtetit" për raportin e saj.

Kundërshtimi i shtetësisë nga ana e shteteve anëtare të Këshillit do të shmangte një veto të SHBA-së për këtë perspektivë, treguan kabllogramet.

"Ne ju nxisim të mos mbështesni asnjë rezolutë të mundshme të Këshillit të Sigurimit që rekomandon pranimin e Palestinës si një vend anëtar i OKB-së, nëse një rezolutë e tillë do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit për një vendim në ditët dhe javët në vijim," shkruhej në një kabllogram.

Vendet që po orientohen për të refuzuar shtetësinë përfshijnë Maltën, presidentin e radhës të Këshillit të Sigurimit.

Ekuadorit posaçërisht po i kërkohet të lobojë Maltën dhe kombet e tjera, duke përfshirë Francën, për të kundërshtuar njohjen nga OKB-ja.

Në një tjetër kabllogram thuhet: “Ekuadori nuk do të dëshironte të shfaqej i izoluar (i vetëm me Shtetet e Bashkuara) në refuzimin e tij të një rezolute për Palestinën”.

Që nga viti 2011, Këshilli i Sigurimit e ka refuzuar kërkesën e Autoritetit Palestinez për statusin e anëtarit me të drejtë të plotë.

Një votim për shtetësinë mund të mbahet më 18 prill, i paraqitur nga Algjeria, e cila përfaqëson kombet arabe në Këshillin e Sigurimit.

Përpjekja e Uashingtonit vjen pasi lufta gjenocidale e regjimit izraelit që nga 7 tetori  e këtej në Rripin e Gazës ka rritur simpatinë ndaj palestinezëve dhe thirrjet ndërkombëtare për njohjen e Shtetit të Palestinës.

Të premten, Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong mbrojti vërejtjet e saj që ajo bëri në fillim të javës, të cilat u panë si një aluzion se Australia mund të njihte shtetësinë palestineze brenda një kohe të shkurtër.

Të mërkurën e kaluar, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se Spanja ishte “e gatshme të njohë shtetin palestinez”.

Irlanda po bën gjithashtu presion për njohjen e të drejtave të palestinezëve nëpërmjet kryeministrit Simon Harris, i cili mbron idenë e shtetësisë së Palestinës.

 

Tags