Prill 18, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Demonstrata në mbështetje të popullit të Gazës në qytete të ndryshme të botës

Njerëzit e qyteteve të ndryshme anembanë botës kanë bërë thirrje për demonstrata dhe një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës në mbështetje të popullit të shtypur palestinez.

 

 

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, studentët e Universitetit Columbia në Nju Jork u solidarizuan me popullin e Gazës duke u mbledhur në rrugët kryesore të këtij universiteti dhe duke ngritur flamurin palestinez. Studentët protestues të Universitetit të Kolumbias kërkuan nga autoritetet e këtij universiteti ndërprerjen e plotë të lidhjeve me regjimin gjenocidal izraelit. Një lajm tjetër është se demonstruesit e qytetit Scranton të Pensilvanisë ndaluan autokolonën e presidentit amerikan Joe Biden rrugës për në qendrën kulturore të këtij qyteti, teksa mbanin në duar flamurin palestinez, dhe thërrisnin “Liri Palestinës". Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi gjithashtu demonstratën para ambasadës sioniste në kryeqytetin e Uruguait. Demonstruesit kërkuan fundin e gjenocidit në Rripin e Gazës dhe lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë. Kanali i lajmeve Press TV njoftoi në një raport se aktivistët mbrojtës palestinezë bllokuan rrugën hekurudhore në Toronto për të kërkuar ndalimin e dërgimit të armëve nga Kanadaja në Izrael. Aktivistët kanadezë në Toronto bllokuan linjën hekurudhore Kanada-SHBA për më shumë se 6 orë për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dërgesave të armëve në Izrael. Njerëzit në të gjithë Kanadanë po bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së armëve në Izrael për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës. Edhe kanali në Telegram i agjencisë së lajmeve Younews, duke publikuar fotografi, raportoi se një numër i qytetarëve hebrenj në shtetin amerikan të Nju Xhersit kanë ngritur flamuj palestinezë në të cilët ishin shkruar emrat e fëmijëve që ranë dëshmorë nga ushtarët izraelitë. Regjimi sionist, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe në kundërshti me organizatat  ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ka më shumë se gjashtë muaj që kryen gjenocid ndaj popullit të pambrojtur të këtij rajoni duke sulmuar Rripin e Gazës. Pas 6 muajsh, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç krimit, masakrës, shkatërrimit, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimeve të agjencive të ndihmës dhe zisë së bukës në këtë rajon. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, numri i dëshmorëve të sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 33 mijë e 899 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 76 mijë e 664 persona.

 

 

Tags