Sanksione kineze kundër industrive ushtarake amerikane
(last modified Sat, 13 Jul 2024 19:12:00 GMT )
Korrik 13, 2024 21:12 Europe/Tirane
  • Sanksione kineze kundër industrive ushtarake amerikane

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se ka vendosur gjashtë kompani të industrive ushtarake amerikane në listën e sanksioneve për pjesëmarrje në shitjen e armëve për Tajvanin.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi kanë njoftuar se do t'i shesin sërish armë rajonit të Tajvanit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës bëri të ditur se si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi të SHBA-së, Kina do të ngrijë të gjitha asetet e disa kompanive ushtarake të këtij vendi në Kinë.

Gjithashtu, në listën e sanksioneve të Kinës u vendosën edhe pesë drejtorë ekzekutivë të dy kompanive amerikane.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës theksoi se asnjë shtetas kinez apo rezident i Kinës nuk mund të bëjë biznes me këto kompani. Gjithashtu, punonjësve të këtyre kompanive do t'u refuzohet viza për të hyrë në Kinë, duke përfshirë edhe rajonet administrative Hong Kong dhe Makao.

 

Tags