Kryeministri i Rusisë: Islami është pjesë përbërëse e trashëgimisë historike të vendit tonë
(last modified Sun, 22 Sep 2024 16:01:46 GMT )
Shtator 22, 2024 18:01 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Rusisë: Islami është pjesë përbërëse e trashëgimisë historike të vendit tonë
    Kryeministri i Rusisë: Islami është pjesë përbërëse e trashëgimisë historike të vendit tonë

ParsToday - Kryeministri i Rusisë theksoi të shtunën se Islami është pjesë e pandashme e trashëgimisë historike të Rusisë.

Mikhail Mishustin, kryeministri i Rusisë, në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve të Kongresit të 8-të të Dijetarëve Myslimanë në Rusi dhe të Samitit të 20-të Ndërkombëtar Mysliman, vuri në dukje se Rusia është një vend multietnik dhe shumë-fetar dhe theksoi: "Në këtë vend bindjet fetare të të gjithë njerëzve do të trajtohen me respekt të palëkundur".

Sipas ParsToday, Mikhail Mishustin në këtë mesazh përmendi Islamin si një nga fetë tradicionale të Rusisë.

Kryeministri i Rusisë në vazhdim theksoi:

"Islami është pjesë e pandashme e trashëgimisë historike të Rusisë".

Në këtë mesazh, Mikhail Mishustin e cilësoi edhe rolin e Këshillit të Dijetarëve Myslimanë të Rusisë si çmuar dhe të rëndësishëm për përmirësimin e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet feve dhe autoriteteve të këtij vendi.

Islami është feja e dytë e Rusisë. Rreth 20 milionë myslimanë jetojnë në këtë vend.

Tags