Amerika miraton shitje armatimesh për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
(last modified Sun, 13 Oct 2024 08:24:05 GMT )
Tetor 13, 2024 10:24 Europe/Tirane
  • Amerika miraton shitje armatimesh për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan shitjen e miliarda dollarëve armatime dhe pajisje ushtarake për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Pentagoni njoftoi miratimin e shitjes së armatimeve për dy vende, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me një vlerë totale prej 2.25 miliardë dollarësh.

1.2 miliardë dollarë nga këto pajisje ushtarake do të jetë pjesa e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa pjesa e Arabisë Saudite do të jetë mbi 1 miliard dollarë. Shitja e këtyre armatimeve në Riad dhe Abu Dhabi është subjekt i miratimit të Kongresit dhe kongresmenët amerikanë duhet të pajtohen me këtë shitje armësh.

Duke iu referuar shitjes së armëve në Riad, Pentagoni ka deklaruar se kjo shitje e armatimeve do të përmirësojë "aftësinë e Arabisë Saudite për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme" dhe, përveç kësaj, do të përmirësojë edhe "aftësinë për të bashkëpunuar me sistemet e përdorura nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se vazhdimësia e investimeve saudite në fushën e aftësive mbrojtëse është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur kufijtë e vendit, infrastrukturën energjetike dhe banorët e këtij vendi.

Shitja e armatimeve amerikane Riadit dhe Abu Dhabit miratohet në një situatë ku Lindja e Mesme po kalon ditë të tensionuara për shkak të veprimeve të regjimit sionist. Ky regjim, gjithashtu, duke shkelur vijat e kuqe dhe duke thyer ligjet ndërkombëtare, vazhdon të sulmojë Gazën dhe Libanin, dhe duke vrarë brutalisht njerëz në Rripin e Gazës, kërkon të bëjë gjenocid në këtë rajon.

 

Tags