Bojkotoni Tel Avivin! / Mijëra evropianë demonstrojnë në mbështetje të popujve të Palestinës dhe Libanit
(last modified Sun, 13 Oct 2024 08:25:13 GMT )
Tetor 13, 2024 10:25 Europe/Tirane
  • Bojkotoni Tel Avivin! / Mijëra evropianë demonstrojnë në mbështetje të popujve të Palestinës dhe Libanit

Mijëra persona nga popujt e Evropës në qytete të ndryshme të këtij kontinenti përfshirë Stokholmin, Parisin dhe Berlinin, dolën në rrugë dje (të shtunën) për të dënuar veprimet çnjerëzore dhe sulmet brutale të regjimit sionist në Gaza dhe në Liban, për të deklaruar mbështetjen e tyre për popujt e shtypur të Palestinës dhe të Libanit, si dhe për të kërkuar nga autoritetet e vendeve të tyre të bojkotojnë Tel Avivin.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin Al-Jazeera, demonstruesit në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, marshuan drejt parlamentit dhe brohoritën slogane të tilla si "Izrael vrasësi, largohu nga Palestina!" dhe "Armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte!".

Gjithashtu, në Paris, mbështetësit e popujve palestinez dhe libanez kërkuan t'u jepet fund sulmeve të regjimit sionist ndaj Gazës dhe Libanit dhe i kërkuan qeverisë franceze t'i japë fund mbështetjes për Tel Avivin.

Edhe në Berlin të Gjermanisë, njerëzit u mblodhën në sheshin Innsbruck dhe me slogane si "Ndaloni financimin e gjenocidit në Gaza!" dhe "Liri për Palestinën!", dënuan sulmet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe atij të Libanit, si dhe mbështetjen e shteteve perëndimore ndaj këtij regjimi kriminal.

Po ashtu edhe shumë njerëz në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë, dhe mijëra njerëz nga Italia marshuan gjithashtu në Romë për të mbështetur popullin e Palestinës dhe atë të Libanit dhe për të dënuar krimet dhe sulmet brutale të regjimit sionist ndaj tyre.

Pas krimeve të tmerrshme të luftës të kryera nga forcat sioniste gjatë më shumë se një viti të luftës së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, popujt e botës kanë mbajtur çdo ditë demonstrata në qytete dhe vende të ndryshme në mbështetje të forcave të Rezistencës dhe banorëve të Rripit të Gazës në luftën kundër regjimit sionist, duke ngritur flamurin e Palestinës dhe duke shprehur simpatinë me popullin e shtypur të Gazës, si dhe duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të thyejë heshtjen e tij përballë këtyre krimeve barbare të sionistëve.

 

Tags