Mogherini porosi Turqisë...
(last modified Fri, 22 Jul 2016 05:49:31 GMT )
Korrik 22, 2016 07:49 Europe/Tirane
  • Mogherini porosi Turqisë...

Shefja për politikë të jashtme e BE ka kritikuar qeverinë turke për shkeljen e ligjit dhe presionet kundër opozitarëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Federika Mogherini, shefe për politikë të jashtme e BE dhe Johanes Han, komisieoneri për zgjerim i BE, të enjten në një deklaratë të përbashkët, kanë kërkuar nga Turqia që pas grushtetit të dështuar në këtë vend, të respetkojë sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Bashkimi Evropian i ka kujtuar Turqisë se duhet të veprojë në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të mos e rikthejë ndëshkimin me vdekje. “Asnjë vend nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian nëse zbaton dënimin me vdekje”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Mogherini iu përgjigj kërkesës së gazetarëve në Bruksel për të komentuar spekulimet se Turqia mund të ekzekutojë organizatorët e grushtshtetit të dështuar më 15 korrik. Mogherini tha se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimin kapital në gjithë kontinentin. Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme tremujore, qeveria turke vendosi të pezullojë përkohësisht aplikimin e Konventes së të Drejtave të Njeriut. Neni 15 i traktatit ndërkombëtar të nënshkruar nga 47 shtete e parashikon mundësinë e shfuqizimit të përkohshëm për arsye të sigurisë publike, apo të një kërcënimi ndaj kombit. Sipas zëdhënësit të ekzekutivit turk, e drejta e grumbullimeve dhe e manifestimit nuk do të anulohet. Nuk do të ketë ndalimqarkullimi dhe Parlamenti do të vazhdojë punën si normalisht. Më herët, kur njoftoi nga Pallati Presidencial në Ankara vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip Erdogan u betua të pastrojë të gjithë ata që i quajti “viruse brenda forcave të armatosura turke”.

Tags