Versioni i "New York Times" rreth keqadministrimit të Arabisë Saudite në tragjedinë e Minas
(last modified Fri, 09 Sep 2016 19:56:37 GMT )
Shtator 09, 2016 21:56 Europe/Tirane
  • Versioni i

Një gazetë amerikane në përvjetorin e tragjedisë së Minas ka publikuar një raport me një version të veçantë në lidhje keqadministrimin e Arabisë Saudite në tragjedinë e Minas.

Gazeta amerikane "New York Times" të martën në një raport të saj me rastin e përvjetorit të tragjedisë në rajonin Mina në qytetin e Mekës së Arabisë Saudite, ka prezantuar një version më të qartë rreth keqadministrimit të sunduesve të regjimit Al Saud nga gjuha e një qytetari amerikan pjesëmarrës në ceremoninë e Haxhit të vitit të kaluar. Rashid Sadiki 32 vjeç, është qytetar amerikan që banon në Atlanta në shtetin e Xheorxhisë dhe ai ishte një prej atyre që arritën t'i mbijetojnë tragjedisë më 24 shtator të vitit 2015 si pasojë e grumbullimit vdekjeprurës së haxhinjve në kryqëzimin e rrugëve 204 dhe 223 në rajonin Mina që rezultoi me vdekjen e mijëra haxhinjve. New York Times Shkruan se edhe pasi kaloi një vit nga kjo tragjedi, autoritetet e Arabisë Saudite nuk dhënë ende shpjegimet e duhura në lidhje me shkaqet dhe mënyrën se si ndodhi kjo tragjedi, ashtu siç nuk po japin ende statistika të sakta për numrin e haxhinjve që humbën jetën në këtë tragjedi. Statistikat që ka publikuar agjencia Associated Press janë në bazë të statistikave zyrtare që kanë dhënë 36 vende myslimane, flasin për vdekjen e të paktën 2400 persona në këtë tragjedi. Kjo është në kohën kur autoritetet e Riadit numrin e viktimave  që kanë deklaruar në ditët e para 769 persona, nuk e kanë korrektuar kurrë. New York Times shkruan: "Familja mbretërore e regjimit Al Saud pavarësisht se për shumë vite po akuzohet për keqadministrim të ceremonisë së Haxhit, përsëri insiston në të drejtën e saj për administrimin e Haxhit". Rashid Sadiki për gazetën New York Times thotë: "Rreth orës 6:30 sëbashku me vëllain e gruas dhe bashkëshorten e vëllait të gruas kemni lënë tendat për të shkuar në ritualin e hedhjes gurë drejt simbolit të djallit. Gjatë rrugës forcat e sigurisë për disa shkaqe të cilat ende nuk janë të qarta, kishin bllokuar rrugën nga e cila duhej të kalonim dhe na udhëzuan neve drejt një rruge tjetër". Z. Sadiki thotë se ai dhe shoqëruesit e tij kur shikuan anash, vërejtën se një turmë e madhe njerëzish janë duke kaluar nga një vendkalim i ngushtë dhe i përkohshëm. Ai për gazetën New York Times thotë se 15 minuta pas fillimit të presionit në mënyrë të çuditshme kishte arritur të largohet nga vendi i tragjedisë. Ai thekson: "Nuk e di se si kam mbetur gjallë!". Z. Sadiki thotë në kohën kur ishte kthyer në tendën ku qëndronte, kishte kuptuar se vëllai i gruas dhe bashkëshortja e vëllait të gruas kishin humbur. Ai thotë se për shumë orë kishte kërkuar në spitale dhe klinika, mirëpo nuk kishte marrë kurrfarë informacione rreth tyre. New York Times ka shkruar: "Autoritetet saudite nuk kishin ndonjë vend stabil kur njerëzit mund të kërkonin të dashurit e tyre aty, prandaj z. Sadiki për çdo ditë kërkonte në të gjitha qendrat. Ai kishte ecur në këmbë 90 minuta derisa kishte arritur në një vend ku mbaheshin kufomat, mirëpo rojat nuk lejonin asnjë njeri të hyjë aty". Z. Sadiki kishte anuluar fluturimin drejt Atlantës dhe me anëtarët e familjes së vëllait të gruas së tij për çdo ditë kërkonte në të njëjtën mënyrë për të marrë informacione rreth tyre duke kontrolluar të gjitha qendrat shëndetësore, mirëpo asgjë nuk kishin gjetur. Sipas gazetës New York Times, z. Sadiki dhe rreth 20 persona të familjes së tij ishin marrë me këtë kërkim. Ata ndiqnin të gjitha udhëzimet e dhëna, mirëpo rezultati i të gjithë kërkimit ishte vetëm spekulim dhe informacione të pasakta. Për shembull, kur atyre u është thënë se konsullata e Indisë posedon një listë të personave të zhdukur, ata menjëherë kanë shkuar aty, por e panë se në atë listë nuk ndodhej emri i vëllait të gruas dhe i bashkëshortes së tij. New York Times ka shkruar se edhe të afërmit e viktimave të tjera të kësaj tragjedie gjithashtu janë përballur me probleme të njëjta. Sejid Shajzad Az'har nga Pakistani gjithashtu ka humbur nënën dhe vëllanë në këtë tragjedi. Vdekja e nënës së tij është konfirmuar pas 9 muajve dhe nëpërmjet testit të ADN-s.

 

Tags