Korea Veriore ka nevojë emergjente për ndihma humanitare
(last modified Tue, 20 Sep 2016 15:50:13 GMT )
Shtator 20, 2016 17:50 Europe/Tirane
  • Korea Veriore ka nevojë emergjente për ndihma humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se Korea Veriore ka nevojë emergjente për ndihma humanitare dhe sanksionet e reja nuk duhet të bëhen shkak për ndaljen e ndihmave.

Tapan Mishera, koordinator i ndihmave humanitare të OKB deklaroi se në fund të muajit Gusht, provincat veriore të Koresë së Veriut u goditën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës dhe banorët e këtyre zonave kanë nevojë të ngutshme për ndihma humanitare. Ai shtoi se përmbytjet në këto rajone kanë vrarë 138 persona, ndërsa mbi 400 të tjera janë zhdukur si dhe mbi 16 hektarë të mbjella bujqësore janë shkatërruar. Nga ana tjetër, mësohet se Korea e Veriut ka kryer me sukses një test tokësor për një sistem të ri motorik për të nisur satelitët në hapësirë. Koreja e Veriut rregullisht lajmëron në lidhje me ecurinë e programeve të saj bërthamore dhe raketat.

 

Tags