Raporti i "Telegraph" rreth vehabizmit: Profeti dhe Imam Aliu kanë parashikuar takfirizmin
(last modified Sat, 24 Sep 2016 08:37:51 GMT )
Shtator 24, 2016 10:37 Europe/Tirane
  • Raporti i

Gazeta angleze "Telegraph" në një artikull të saj ka prezantuar takfirizmin si rrënjë e të gjitha lëvizjeve terroriste që bëhen në emër të Islamit në botë dhe në artikullin e saj ka cituar një hadith nga Imam Aliu (a.s.) ku parashikohet paraqitja e këtij sekti të rrezikshëm takfirist.

Faqja informative Parstoday duke cituar gazetën angleze "Telegraph", thotë se në muajin korrik të vitit 2013, Parlamenti i Evropës ka prezantuar vehabizmin si burim kryesor i terrorizmit global. Ndikimi i vehabizmit po shtohet për çdo ditë e më shumë dhe shkaku i zgjerimit të vehabizmit janë parat saudite dhe ndikimi i Arabisë Saudite si rojtar dhe mbrojtës i Mekës.

Kryemyftiu i Arabisë Saudite ka dënuar grupin terrorist "Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë" (ISIS) dhe ka theksuar se idetë ekstremiste, radikaliste dhe terroriste në asnjë mënyrë nuk i përkasin fesë islame. Mirëpo është për tu çuditur se anëtarët e shtresës sunduese në Arabinë Saudite po lavdërojnë dhe inkurajojnë vehabizmin për shkak të devotshmërisë së selefizmit (me kuptim të ndjekjes së sunetit islam të të parëve) dhe si kundërshtar i ashpër i myslimanëve shiitë.

Në vitet 1970-ta, shoqatat bamirëse saudite me ndihmën e buxhetit të ardhur nga eksporti i naftës dhe nga faktorët e tjerë, filluan të sigurojnë buxhetin financiar të shkollave dhe xhamive vehabiste në të gjithë botën dhe në këtë mënyrë kjo lëvizje përjetoi një "zhvillim eksplodues".

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një llogari në bazë të së cilës gjatë katër dekadave të kaluara, Riadi ka investuar mbi dhjetë miliardë dollarë në fondacionet bamirëse që në këtë mënyrë ka marrë një hap të madh për të zëvendësuar prirjet sunduese në fenë islame do të thotë prirjet sunite me fanatizmat e dhunshëm të vehabizmit i cili është një sekt i shkollës sunite. Ekspertët e drejtorisë së inteligjencës së Bashkimit Evropian kanë bërë një llogari që në bazë të saj, 15 deri 20% e këtij investimi ka shkuar në fondet e Al Kaidas dhe të xhihadistëve përkrahës të dhunës.

Aktualisht kjo lëvizje ka një ndikim global dhe në të gjithë botën inspiron dhe përhap ideologjinë ekstremiste.

Një historik i shkurtë i vehabizmit

Vehabizmi i cili u themelua nga Muhamed bin Abdulvahab (1703-1792), thekson në sundimin absolut të Zotit. Ibën Abdulvahab e hedh poshtë ndërmjetësimin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. për shpëtimin e njerëzve, dënonte vizitën e varrezave të personaliteteve të shquara të fesë dhe deklaronte se duhet shkatërrua kupolat ose tyrbet e ndërtuara mbi këto varreza.

Ai i cili kundërshtonte ashpër shpikjen dhe novacionin, mbronte kthimin në sinqeritetin dhe pastërtinë e gjeneratave të para (selef) dhe në mësimet e shkollave fetare. Idetë e tij ishin të ndikuara thellësisht nga mësimet e Ibën Tejmije (1263-1328) i cili e konsideronte shtetin ndihmës të fesë, ndërsa kundërshtonte teologjinë sipas metodës së argumentimit.

(Muhamed bin Abdulvahab).

Ibën Tejmije i konsideronte jobesimtarë mongolët e kohës së tij pavarësisht faktit se ata pranonin dhe dëshmonin parimet e fesë Islame. Nga ky aspekt, lëvizjet e reja islamiste gjithashtu shpallin jobesimtarë të gjithë personat të cilët pranojnë dhe dëshmojnë parimet e Islamit pa ndjekur seriozisht këtë fe. Ky lloj i të menduarit më vonë në shekullin 20 u përhap dhe u zgjerua nga Sejed Kutub.

Vehabistët theksojnë në faljen e namazit me xhemat, ndërsa e konsiderojnë të ndaluar rruajtjen e mjekrës me zhiletë ose brisk si dhe përdorimin e llojeve të duhanit (tanbako). Xhamitë e tyre gjithashtu janë të thjeshta. Ata në gjysmën e shekullit 18, me mbështetjen politike të fisit Al Saud vendosën sundimin e tyre në Gadishullin Arabik. Fisi Al Saud është një fis i cili që nga ajo kohë e deri më tani sundon mbi Arabinë Saudite në formën të një regjimi mbretëror.

Në vitin 1925, vehabistët pushtuan Mekën, mirëpo qeveria akoma lejonte ndjekësit e të gjitha shkollave islame që ta kryejnë ceremoninë e Haxhit sipas traditave të tyre. Megjithëkëtë, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite siguron buxhetin e policisë fetare. Detyrë e policisë fetare është hetimi dhe konfiskimi i pijeve alkoolike dhe sigurimi se dyqanet janë të mbyllura gjatë kohëve të namazit.

Që nga vitet 1980-ta, të rinjtë e papunë u bashkuan me grupet e reja vehabiste që ndiqnin selefizmin si një ideologji islame primitive. Këto grupe kërkonin zbatimin e drejtësisë shoqërore dhe vendosjen në zbatim të ndëshkimeve kur'anore.

(Burrat vehabist duke mësuar në një shkollë në Daka të Bangladeshit)

Vehabizmi në periudhën bashkëkohore

Monopolizmi i Ibën Tejmije sëbashku me përdorimin e dhunës që kërkohet nga vehabistët ekstremistë të sotëm si Al Kaida, ISIS dhe Boko Haram, është bërë shkak që aktualisht të paraqiten bërthama vepruese të terrorizmit jashtë territorit të Arabisë Saudite. Pjesëtarët e këtyre grupeve janë të gatshëm të kryejnë çfarëdo lloj krimi terrorist si sulmet terroriste të cilat i kemi vërejtur në Bejrut, Paris, Bruksel dhe Lahur.

Është për tu çuditur se siç duket Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe Imam Aliu në librin "Al-Fetn" (Një përmbledhje e haditheve në lidhje me "Kohën e Fundit" që janë mbledhur nga mendimtari i njohur Naim bin Hammad në vitin 229 hixhri kameri), kanë dhënë paralajmërime në lidhje me paraqitjen e ekstremizmit.

Në këtë libër, Imam Aliu duke cituar Profetin s.a.v.s. thotë: "Në kohën kur të shikoni flamujt e zi, qëndroni aty ku jeni dhe mos lëvizni. Do të vijnë disa persona që janë të dobët dhe të paaftë ndërsa zemrat e tyre do të jenë si një copë hekuri. Ata janë pronarë të shtetit dhe nuk i qëndrojnë besnikë kurrfarë besë dhe marrëveshje".

"Ata pretendojnë se thërrasin në të vërtetën, mirëpo vet ata nuk janë në rrugën e vërtetë. Pseudonimet dhe nofkat e tyre dhe emrat prejardhjes, janë emrat e qyteteve (si për shembull Al-Halebi, Al-Bagdadi). Flokët e tyre janë të gjata dhe të lëshuara si flokët e grave. (Leni ata) derisa të shpërthejë lufta mes tyre dhe Zoti i madhëruar do ta paraqesë të vërtetën nga çdo kush që dëshiron".

Pyetje të zakonshme

Çfarë është ISIL?

Një grup ekstremist që ka pushtuar disa pjesë të territorit të Sirisë dhe të Irakut.

Çfarë do të thotë ky emër?

Ky grup në perëndim kryesisht njihet me emrin ISIL që është formë e shkurtuar e emrit "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" ose me emrin ISIS si formë e shkurtuar e emrit "Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë. Në muajin qershor luftëtarët e ISIS për shkak se pretendojnë khalifatin, kërkuan të quhen vetëm "Shteti Islamik".

Çfarë do të thotë emri DAISH?

DAISH është formë e shkurtuar e emrit në gjuhën arabe "Dovletul-Islamije fil-Irak val-Sham" dhe shumë myslimanë këtë fjalë e cila ka më tepër barrë nënçmuese, e përdorin për të emëruar ISIL-in. Qeveria franceze gjithashtu pas sulmeve terroriste në Paris ka përdorur këtë fjalë.

Çfarë janë qëllimet e këtij grupi?

Një khalifat islamik botëror, një shtet fetar pa kufij.

Ky grup çfarë sulme terroriste ka kryer?

ISIL ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste më 13 nëntor 2015 në Paris. Si dhe përgjegjësinë për shpërthimin e avionit civilë i cili ishte duke fluturuar nga Egjipti në drejtim të Rusisë. Përgjegjësinë për vrasjen e pengjeve perëndimorë si James Foley dhe Alan Henning etj..

Nga çfarë burime sigurohet buxheti i ISIL?

Nëpërmjet plaçkitjes dhe vjedhjes së pasurive të njerëzve, uzurpimeve dhe marrjes nën pronësi të burimeve naftore që sipas disa llogarive, ISIL nga këto burime siguron të ardhura rreth 1.8 milionë dollarë në ditë.

ISIL çfarë sipërfaqe të territoreve ka nën kontroll të tij?

Një pjesë të Lindjes së Mesme me sipërfaqe të barabartë me territorin e Belgjikës

Ku ndodhet baza kryesore e këtij grupi terrorist?

Në qytetin Raka që ndodhet në Siri.

http://www.telegraph.co.uk/news/2016/03/29/what-is-wahhabism-the-reactionary-branch-of-islam-said-to-be-the/

Tags