Kryetari i Kryqit të kuq ndërkombëtar do ta vizitojë Iranin
(last modified Tue, 22 Nov 2016 16:16:56 GMT )
Nëntor 22, 2016 17:16 Europe/Tirane
  • Kryetari i Kryqit të kuq ndërkombëtar do ta vizitojë Iranin

Peter Maor, kryetar i Federatës së Kryqit të kuq ndërkombëtar, do të vizitojë Iranin, për të biseduar me funksionarët e RII në lidhje me krizën në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Peter Maor, kryetar i Kryqit të kuq ndërkombëtar gjatë vizitës së tij në Teheran do të diskutojë me funksionarët e RII në lidhje me krizën në Siri, veçanërisht mbi mënyrën e dërgimit të ndihmave në rajonet e rrethuara në Siri. Maor i cili të hënën mori pjesë në një konferencë me gazetarë në qytetin Dublin, kryeqytet i Irlandës, ka thënë se, organizata e Kryqit të kuq ndërkombëtar aktualisht është duke negociuar me të gjitha palët për gjetjen e një zgjidhje të krizës në Siri, posaçërisht zbutjen e krizës humanitare në qytetin e rrethuar Alepo. Ai gjatë kësaj konference tha se pas disa ditësh do të udhëtojë në Teheran, Moskë dhe Uashington.

 

Tags