Parlamenti turk diskuton për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
(last modified Tue, 03 Jan 2017 17:52:13 GMT )
Janar 03, 2017 18:52 Europe/Tirane
  • Parlamenti turk diskuton për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi se këtë javë Parlamenti i Turqisë do të diskutojë dhe do të vendosë për zgjatjen edhe tre muaj të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.

Ky ligj është vendosur në Turqi që prej grusht shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016. Megjithatë, gjendja e jashtëzakonshme dhe arrestimet masive të kryera nga qeveria turke nuk kanë mundur të ndalin sulmet terroriste në Turqi. Sulmi i fundit ishte ai i natës së Vitit të Ri në Stamboll ku 39 vetë u vranë dhe 70 u plagosën. Nga ana tjetër, Turqia ka shprehur përkushtim për vazhdimin e sulmeve ushtarake kundër caqeve të kurdëve dhe të ISIS në Siri, përkundër sulmit në fundjavën e kaluar në një klub nate në Stamboll. “Ne do t’i vazhdojmë me përkushtim operacionet tona matanë kufirit”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus. Ai tha se ISIS dëshiron t’i shkatërrojë përpjekjet e Ankarasë me Rusinë, për ta krijuar bazën për paqe në Siri, duke e ndërmjetësuar një armëpushim në gjithë vendin, pa përfshirjen e ISIS-it. Por, ky zyrtar i lartë i Turqisë theksoi se Ankaraja nuk do të zmbrapset nga arritja e këtij qëllimi.

 

Tags