Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi
(last modified Wed, 04 Jan 2017 20:14:08 GMT )
Janar 04, 2017 21:14 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Parlamenti në Turqi e vazhdoi edhe për tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, që në vend u vendos pas tentativës për puç më 15 korrik të vitit të kaluar.

Gjendja e jashtëzakonshme i mundëson Qeverisë turke “që ta shmangë” Parlamentin në marrjen e ligjeve të reja si dhe t’i kufizojë apo suspendojë të drejtat dhe liritë nëse vlerëson së është e domosdoshme. Sipas të dhënave më të reja, gjatë hetimit për puçistët janë arrestuar mbi 41.000 persona, për shkak të dyshimeve se janë të lidhur me predikuesin mysliman Fetullah Gulen. Autoritetet turke e akuzojnë Gulen, i cili jeton në SHBA, se qëndron pas tentativës për puç. Megjithë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe megjithë arrestimet masive të kryera nga qeveria e Erdoganit, në Turqi nuk ka të reshtur seria e sulmeve tronditëse terroriste. Në klubin e natës “Reina” në Stamboll natën e Vitit të Ri ndodhi një sulm, ku humbën jetën 39 persona, ndërsa 69 të tjerë u plagosën. I verbëruar prej qëllimit të tij, për ta kthyer Turqinë në një republikë presidenciale dhe për ta shpallur veten një sundimtar të vetëm ndaj vendit dhe popullit, kalkulimet e gabuara të njëpasnjëshme të Erdoganit po çojnë në vetëshkatërrimin e tij. Kohët, kur Erdogani si reformator entuziazmonte BE-në kanë marrë fund. Në vend që të drejtojë për në BE një Turqi funksionuese në politikë, ekonomi e kulturë ai e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme kredibilitetin ndaj personit të tij. Në vend që të konsolidojë kursin e dikurshëm të pajtimit me kurdët, ai ka vendosur tani për konfrontimin direkt. Që nuk po duket të ketë një fund të vrasjeve,  këtë e tregon akti i fundit i dhunës në Bosfor. Nëse e vlerëson realisht situatën sivjet mund të priten edhe shumë sulme të tjera terroriste. Pasojat për ekonominë, për stabilitetin e monedhës kombëtare Lira dhe për turizmin janë qysh tani të ndjeshme. Ushtria turke lufton njëkohësisht edhe kundër kurdëve të Sirisë, për t'i penguar ata që të shtrihen në territoret fqinje përgjatë kufirit turk. Brenda vendit vazhdon lufta kundër lëvizjes së klasifikuar si terroriste (FETÖ) të bashkëluftëtarit të tij të dikurshëm Fethullah Gülen. Më shumë se 100.000 nëpunës shteti janë pushuar nga puna ose janë shkarkuar nga detyra, mbi 40.000 vetë janë arrestuar, sepse ata gjoja janë ose kanë qenë anëtarë të „FETÖ". Por deri tani nuk ka dëshmi bindëse për këtë. në Turqi ende vlen, që vetëm mendimi në kundërshtim me kreun e shtetit të shërbejë si bazë për arrestin dhe mbajtjen në arrest hetimor. Për të rifituar lirinë, individi duhet ta dëshmojë vet fajin e tij. Ndaj ndodhen në burg mbi 170 gazetarë, shkrimtarë e studiues, të cilëve u duhet që në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të përballojnë hetuesinë deri në pesë ditë përpara se t'u lejohet të kontaktojnë një avokat. Kështu Turqia nuk mund t'u bëjë ballë sfidave të shekullit të 21-të e aq më pak sulmeve terroriste duke zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Tags