Drejtori i ATSH: Informimi në lidhje me viktimat e terrorizmit është fronti i mediave në përballje me terrorizmin
(last modified Sun, 26 Feb 2017 18:58:47 GMT )
Shkurt 26, 2017 19:58 Europe/Tirane
  • Drejtori i ATSH: Informimi në lidhje me viktimat e terrorizmit është fronti i mediave në përballje me terrorizmin

Drejtori  i Agjencisë zyrtare të lajmeve të Shqipërisë në një takim të zhvilluar me familjet e viktimave të terrorit në Iran, deklaroi: Informimi në lidhje me viktimat e terrorizmit është fronti i mediave në përballje me terrorizmin.

Z. Gëzim Podgorica, drejtori i Agjencisë telegrafike shqiptare ATSH, u takua në Teheran me familjarët e viktimave të sulmit terrorist të 27 qershorit 1981, ku në një shpërthim të kryer nga grupi terrorist MEK në selinë e partisë Republika Islamike në Teheran, u martirizua ish-kryetari i sistemit juridik të Iranit Ajetollah Beheshti dhe 72 funksionarë të lartë të Iranit. Në këtë takim z. Podgorica theksoi: Populli shqiptar është një popull paqedashës dhe e di mirë vlerën e paqes dhe ashtu si të gjithë popujt e botës, e kundërshton ashpër terrorizmin. Në vazhdim kreu i ATSH shtoi: Takimi me familjarët e viktimave të terrorizmit dhe vizita në muzeun e terrorit në Iran, e kanë shtuar vendosmërinë time për të qenë aktiv në luftën kundër terrorizmit. Në këtë takim familjarët e viktimave të terrorizmit në Iran duke folur mbi krimet e shumta terroriste të grupit MEK në Iran dhe Irak si dhe për bashkëpunimin e ngushtë të këtij grupi me grupin terrorist ISIS, praninë e anëtarëve të grupit terrorist MEK në Shqipëri e cilësuan si një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e mbi 17 mijë funksionarëve dhe qytetarëve të thjeshtë të Iranit.

 

Tags