Vendimi i Gjykatës Evropiane për ndalimin e veshjes islame në vendet e punës
(last modified Tue, 14 Mar 2017 18:27:33 GMT )
Mars 14, 2017 19:27 Europe/Tirane
  • Vendimi i Gjykatës Evropiane për ndalimin e veshjes islame në vendet e punës

Gjykata Evropiane ECJ me qendër në Luksemburg, sot mori vendim për ndalimin e përdorimit të hixhabit islamik nga femrat myslimane në ambientet e punës.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha punëdhënësve të drejtën t’ua ndalojnë vartësve të tyre mbajtjen e simboleve të dukshme fetare. Ky ishte i pari vendim i saj mbi çështjen e grave që mbajnë shami koke në vendin e punës. Vendimi është marrë nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, në shqyrtimin e saj të parë për çështjen e grave myslimane që mbajnë shamitë në vende pune. “Një rregull i brendshëm i një ndërmarrjeje, që ndalon mbajtjen e ndonjë shenje të dukshme politike, filozofike ose fetare, nuk përbën diskriminim të drejtpërdrejtë”, tha Gjykata në një deklaratë të saj. E gjitha nisi pas dy padive të bëra për këtë çështje, nga dy gra një Belgjika dhe një nga Franca. Njëra prej tyre punonte si inxhiniere projektuese në kompaninë konsulente informatike Micropole në 2008. Gjatë kohës së punës ajo mbante edhe shami në kokë, por disa prej klientëve iu ankuan kompanisë për veshjen. Autoritetet e brendshme i kërkuan gruas të heqë shaminë dhe pas refuzimit të saj ajo u pushua nga puna. Mbajtja e shamisë dhe e veshjeve si burka nga gratë myslimane kanë hapur një debat të madh në Evropë, veçanërisht në Francë e Belgjikë. Autoritetet lokale të disa qyteteve bregdetare franceze kanë ndaluar veshjen e burkës nga gratë myslimane në plazhe, një kostum aspak i ngjashëm më atë që përdoret në Europë, i cili mbulon të gjithë trupin, madje edhe kokën. Vendimi vjen në vigjiljen e zgjedhjeve të përgjithshme të Holandës, ku emigrantet myslimane janë kthyer në një temë qendrore të fushatës elektorale. Çështja e veshjes islamike është kthyer në burim mosmarrëveshjesh në një sërë vendesh europiane, por më të ndjeshme, përplasjet kanë qenë në Francë, një vend ku i mëshohet me forcë idesë së ndarjes së shtetit nga feja, e ku partia e ekstremit të djathtë kundër emigrantëve, Fronti Nacional e ka rritur ndjeshëm nivelin e mbështetjes në mesin e votuesve. Diskriminimi që u bëhet myslimanëve në Evropë nuk kufizohet vetëm me veshjen islame, pasi përmasat e këtij diskriminimi janë të gjera në shoqëri, kulturë dhe çështjet politike, ekonomik dhe ambientet e punës. Zgjerimi i islamofobisë në vendet evropiane ka krijuar kufizime të shumta për shoqërinë myslimane në këto vende. Më herët në vitin 2016 grupi Tell Mama që është përgjegjës për monitorimin e islamofobisë në Angli, doli me një raport ku thuhet se Islamofobia në krahasim me vitin e kaluar është shtuar me 326% dhe ky proces është zgjeruar akoma më shumë pas Brexit-it anglez. Përveç kësaj në Angli janë shtuar shumë edhe rastet e racizmit kryesisht kundër emigrantëve.  Jo vetëm në Angli por edhe në shumë vende të tjera si Hollanda dhe Franca, janë zgjeruar shumë grupet që ushtrojnë presione ndaj emigrantëve dhe kryesisht ndaj myslimanëve. Mesa duket në Evropë me vendimin e gjykatës evropiane nuk pritet përmirësim i gjendjes së krijuar nga Islamofobia.

Tags