Myslimanët e Gjermanisë kundër vendimit të Gjykatës Evropiane
(last modified Wed, 15 Mar 2017 05:41:42 GMT )
Mars 15, 2017 06:41 Europe/Tirane
  • Myslimanët e Gjermanisë kundër vendimit të Gjykatës Evropiane

Myslimanët e Gjermanisë janë ngritur kundër vendimit të Gjykatës Evropiane për ndalimin e përdorimit të hixhabit islamik në krye të detyrës.

Gjatë një tubimi në Berlin, myslimanët pasi shprehën keqardhjen për vendimin e gjykatës evropiane kanë thënë se në verdiktin e kësaj gjykate nuk vihet re asnjë shenjë drejtësie. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha punëdhënësve të drejtën t’ua ndalojnë vartësve të tyre mbajtjen e simboleve të dukshme fetare. Ky ishte i pari vendim i saj mbi çështjen e grave që mbajnë shami koke në vendin e punës. Dy ishin rastet e shqyrtuara nga organizmi me seli në Strasburg: ai i një inxhiniereje “softuerë”-sh në Francë dhe i një recepsionisteje në Belgjikë. E para mbante perçe në punë, e dyta mbulonte kokën me shami. Rregullat e brendshme të një sipërmarrjeje, të cilat ndalojnë mbajtjen e çdo simboli të dukshëm politik, filozofik ose fetar nuk përbëjnë diskriminim të drejtpërdrejtë, thuhet në vendim.

Tags