Italia paralajmëron vendet evropiane për çështjen e emigrantëve
(last modified Tue, 04 Jul 2017 10:31:43 GMT )
Korrik 04, 2017 12:31 Europe/Tirane
  • Italia paralajmëron vendet evropiane për çështjen e emigrantëve

Kryeministri i Italisë ka paralajmëruar mbi numrin e madh të emigrantëve që futen në Evropë.

Paolo Gentiloni, tha se numri i madh i emigrantëve në Itali ka shtuar frymën e urrejtjes dhe për këtë vendet evropiane duhet të marrin masat për shpërndarjen e emigrantëve. Presioni i Italisë ka dhënë efekt. Paralajmërimeve të saj se mund t’ua mbyllë portet anijeve në operacionet e shpëtimit të emigrantëve, Bashkimi Europian iu përgjigj me gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e barrës që bie mbi shpatullat e Romës. “Italia është nën një presion të madh. Ne duhet ta pranojmë dhe t’i garantojmë asaj mirëkuptim e mbështetje të plotë. Pjesa dërrmuese e njerëzve që vijnë në Europë kalojnë nëpërmjet Italisë, e shumica janë emigrantë të parregullt. Italia ka të drejtë, gjendja është mjaft e vështirë dhe këtë e pranuan të premten të 28 udhëheqësit e vendeve anëtare të bllokut”, tha Dimitris Avramopoulos, komisioner i BE-së për Emigracionin. Avramopoulos thotë se duhet kaluar në veprim. Që prej vitit 2014, në Itali kanë mbërritur gjysmëmilion emigrantë me anije dhe një shifër rekord e tyre u shënua vetëm vitin e kaluar, me 181 mijë. Ambasadori italian në BE, Maurizio Massari ishte takuar më herët me Avramopoulos për ta informuar mbi seriozitetin e situatës, e për t’i thënë se Europa nuk mund t’i kthejë shpinën vendit të tij.

Tags