Letra e 60 përfaqësuesve të Kongresit drejtuar Tillerson lidhur me Trump
(last modified Sat, 12 Aug 2017 07:05:40 GMT )
Gusht 12, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • Letra e 60 përfaqësuesve të Kongresit drejtuar Tillerson lidhur me Trump

Më shumë se 60 përfaqësues të Kongresit amerikan i janë drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson me një letër ku kanë dënuar deklaratat e presidentit Donald Trump.

Në letrën e kongresmenëve amerikanë thuhet: Ne me nënshkrimin e kësaj letre shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj deklaratave të presidentit Donald Trump që janë bërë shkak për shtimin e tensioneve me Korenë e Veriut dhe kanë shtuar mundësinë e një lufte atomike. Këta përfaqësues të Kongresit, deklaratat e Trump i cilësuan të rrezikshme dhe të papërgjegjshme dhe theksuan se të tilla deklarata u japin mundësi krerëve të Koresë së Veriut që të gjejnë më shumë pretekste për të shtuar propagandën e tyre kundër Amerikës dhe për të bindur më shumë popullin e Koresë së Veriut se Amerika është armik i këtij populli. Ata i kërkuan sekretarit amerikan të shtetit që të konsultohet me autoritetet e Uashingtonit për të gjetur një rrugëzgjidhje të këtij rasti me anë të bisedimeve. Kongresmenët amerikanë gjithashtu theksuan se opinioni publik amerikan bën përgjegjës presidentin amerikan për pasojat e përllogaritjeve të gabuara dhe e këshillave të gabuara, si dhe rrezikimin e Amerikës dhe të aleatëve të saj në rajon. Më herët presidenti amerikan ka thënë se nëse Pheniani nuk heq dorë nga kërcënimet e tij kundër Amerikës, do të përballet me zjarrin dhe tërbimin e Uashingtonit. Në përgjigje të kësaj deklarate, Koreja e Veriut deklaroi se ka gati 4 raketa për t’i lëshuar në drejtim të bazës Guam në oqeanin Paqësor.

 

 

Tags