Amerika teston bombat e reja atomike
(last modified Tue, 29 Aug 2017 19:31:10 GMT )
Gusht 29, 2017 21:31 Europe/Tirane
  • Amerika teston bombat e reja atomike

Rrjeti informativ Russia Today zbuloi se SHBA kanë testuar bomba të reja bërthamore në shkretëtirën e Nevadës.

Sipas televizionit rus Russia Today, ky ka qenë testi i dytë i bombave atomike të tipit B61- 12, dhe është kryer më 8 gusht duke përdorur avionët luftarakë F-15 . Testi i parë i këtyre bombave u bë disa muaj më parë. Sipas NSA, bombat e reja bërthamore u testuan për të provuar aftësinë e avionëve për të mbajtur dhe përdorur këtë lloj arme. Testet e reja bërthamore shpallen në kuadrin e përpjekjeve të Uashingtonit për të shkelur Konventën për Mospërhapjen Bërthamore (INF). Bombat B61-12 po zëvendësojnë bombat e vjetra B-61, një nga elementët kryesorë të arsenalit bërthamor të Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shpenzojnë deri në një trilion dollarë në vitet e ardhshme për të zbatuar programin e modernizimit të armëve atomike.

 

Tags