Lavrov: Vendosja e sanksioneve të reja kundër Phenianit e rrezikshme
(last modified Thu, 31 Aug 2017 07:56:56 GMT )
Gusht 31, 2017 09:56 Europe/Tirane
  • Lavrov: Vendosja e sanksioneve të reja kundër Phenianit e rrezikshme

Ministri i jashtëm i Rusisë, vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Koresë së Veriut e ka quajtur hap të rrezikshëm.

Sergei Lavrov në një bisedë me Rex Tillerson sekretarin amerikan të shtetit ka thënë se Moska i konsideron të rrezikshme dhe jo efikase shtimin e sanksioneve dhe presioneve kundër Phenainit. Shefi i diplomacisë ruse theksoi domosdoshmërinë e uljes së tensioneve dhe zgjidhjen diplomatike të krizës në gadishullin korean. Koreja e Veriut po planifikon të tjera testime dhe hedhje raketash në Paqësor, duke vijuar kështu kërcënimet ndaj rajonit. Raketa e hedhur mbi Japoni, është sipas regjimit koreano-verior, hapi i parë i këtyre operacioneve. Këto kërcënime vijnë në kundërpërgjigje të stërvitjes së përbashkët ushtarake të forcave amerikane dhe koreano-jugore. Korea e Veriut ka deklaruar se raketa e hedhur një ditë më parë në Japoni, ishte “hapi i parë” i operacioneve ushtarake në Paqësor, duke sinjalizuar kështu planet për të tjera teste e hedhje. Media shtetërore gjithashtu përsëriti kërcënimet ndaj territorit amerikan të Guamit në Paqësor, të cilin e quajti “një bazë të avancuar të pushtimit”. Raketa e hedhur të martën kaloi mbi ishullin verior japonez të Hokkaido-s, duke nxitur paralajmërime sigurie për banorët. Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dënuar unanimisht Korenë e Veriut për veprimet e saj, por nuk diskutoi sanksione të reja ndaj Penianit. Rusia dhe Kina fajësuan veprimtarinë e ushtrisë amerikane në rajon për tensionimin e situatës, duke nxitur negociata mes palëve. Në muajt e fundit, Korea e Veriut ka kryer një sërë testesh balistike, pavarësisht sanksioneve nga Kombet e Bashkuara. Më e fundit, raketa Hëasong-12 e prodhuar në vend, u testua në orët e para të mëngjesit të së martës, nga një vendndodhje pranë Penianit.

Tags