Russia Today: Aeroplanmbajtësja dhe bombarduesit strategjikë të Amerikës dislokohen në Gadishullin Korean
(last modified Mon, 04 Sep 2017 11:09:24 GMT )
Shtator 04, 2017 13:09 Europe/Tirane
  • Russia Today: Aeroplanmbajtësja dhe bombarduesit strategjikë të Amerikës dislokohen në Gadishullin Korean

Autoritetet e Koresë Jugore dhe të Amerikës kanë biseduar për dislokimin e aeroplanmbajtëses dhe bombarduesve strategjikë në Gadishullin Korean.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se pasi Koreja Veriore ka kryer testimin e gjashtë bërthamor të saj, autoritetet e Seulit dhe të Uashingtonit kanë zhvilluar bisedime në lidhje me këtë çështje dhe gjatë këtyre bisedimeve është diskutuar edhe çështja e dërgimit të aeroplanmbajtëses dhe bombarduesve strategjik të Amerikës në Gadishullin Korean. Para kryerjes së testimit të gjashtë bërthamor të Koresë Veriore, presidentët e Amerikës dhe të Koresë Jugore gjatë një takimi në Uashington kanë rënë dakord për shtimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve për tu përballur me Korenë Veriore.

Tags