Macron kundërshton referendumin në rajonin e Kurdistanit
(last modified Sat, 30 Sep 2017 07:07:06 GMT )
Shtator 30, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Macron kundërshton referendumin në rajonin e Kurdistanit

Presidenti i Francës ka kundërshtuar organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Emanuel Macron, president i Francës në një bisedë telefonike me Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka thënë se Parisi respekton unitetin dhe stabilitetin në Irak dhe është kundër organizimit të referendumit separatist. Presidenti francez edhe një herë shprehu mbështetjen e tij për unitetin e Irakut dhe ftoi kryeministrin Hejdar Ebadi që të vizitojë Parisin. Nga ana e tij kryeministri irakian kërkoi të merren masa preventuese për të parandaluar ndarjen e Irakut, të rajonit dhe kërcënimet kombëtare. Rajoni i Kurdistanit të Irakut më 25 shtator organizoi referendumin për ndarjen e tij nga Iraku. Ky referendum, që plotësoi ambiciet e Masud Barzanit, u mbajt megjithëse është kundërshtuar në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Tags