Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Zgjidhja e krizës në Gjirin Persik përmes dialogut
(last modified Sun, 01 Oct 2017 11:23:29 GMT )
Tetor 01, 2017 13:23 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Zgjidhja e krizës në Gjirin Persik përmes dialogut

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet midis shteteve të Gjirit Persik përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Jazeera, sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres theksoi të dielën mbështetjen dhe ndërmjetësimin për t'i dhënë fund krizës në marrëdhëniet midis disa shteteve të Gjirit Persik dhe ka falënderuar për përpjekjet e Emirit të Kuvajtit për ndërmjetësim në këtë krizë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe disa vende të tjera arabe ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin në qershor të këtij viti, duke e akuzuar Katarin për mbështetjen e terrorizmit.

 

Tags