Ceremonia e zisë për nderë të Ashurasë husejniane në qytete të ndryshme të SHBA
(last modified Sun, 01 Oct 2017 11:23:44 GMT )
Tetor 01, 2017 13:23 Europe/Tirane
  • Ceremonia e zisë për nderë të Ashurasë husejniane në qytete të ndryshme të SHBA

Ceremonia e zisë në natën e Ashures husejniane u ndoq nga qindra iranianë dhe dashamirës të Ehli Bejtit (as) në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, iranianët dhe myslimanë të tjerë në SHBA, në natën e Ashurasë husejniane me praninë e tyre në xhaminë Imam Aliu (as) në Nju Jork dhe në qendrën islamike në Huston të Texasit, përcollën mesazhin e Imam Husjenit (as) dhe të dëshmorëve të Qerbelasë dhe dashurinë e tyre për Ehli Bejtin (as). Sot (e diele) është dita e dhjetë e muajit Muharrem, Ashura husejniane, përvjetori i martirizimit të prijësit të dëshmorëve, Imam Husejnit (as), imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botës. Dita e Ashurasë për myslimanët shiitë të botës do të thotë kryengritje e vërtetë e Imam Husejnit (as) që ndodhi në vitin 61 h.k., ku Imam Husejni (as) së bashku me 72 dëshmorë të tjerë u martirizua në këtë ditë.

 

Tags