Protesta në mbrojtje të femrave në Spanjë
(last modified Sun, 26 Nov 2017 08:22:04 GMT )
Nëntor 26, 2017 09:22 Europe/Tirane
  • Protesta në mbrojtje të femrave në Spanjë

Në Madrid të Spanjë janë organizuar protesta me kërkesën e mbrojtjes së të drejtave të femrave dhe njëkohësisht është kërkuar lirimi i të burgosurve për lëvizjen separatiste të Katalonjës. Protesta është organizuar me rastin e përdhunimit të një vajze 17 vjeçare në qytetin Pamplona në kohën e organizimit të lojërave me dema.

Më pak se një milionë njerëz janë mbledhur në Madrid për të protestuar kundër shkeljes së së të drejtave të femrave. Me drita ndër duar, ata thërrisnin njëzëri duke kërkuar dënimin personave përgjegjës për përdhunimin e 17-vjecares. Gjithashtu ata protestuan kundër arrestimit të elementëve separatist. Disa prej të ndaluarve do të përfshihen në listën e partisë separatiste katalane për zgjedhjet e parakohshme të muajit të ardhshëm. Protesta konsiderohet si një test për mbështetjen e lëvizjes për pavarësi që kur qeveria katalane shpalli Pavarësinë, duke bërë që më pas kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy të shkarkonte atë, të shkrinte parlamentin rajonal dhe të shpallte zgjedhje të reja në dhjetor. Gjykata e Lartë spanjolle ka urdhëruar arrestimin e tetë ish pjesëtarëve të qeverisë, bashkë me dy liderë separatistë.

Tags