Shpëtohen 190 refugjatë në brigjet e Libisë
(last modified Sat, 09 Dec 2017 13:45:53 GMT )
Dhjetor 09, 2017 14:45 Europe/Tirane
  • Shpëtohen 190 refugjatë në brigjet e Libisë

Garda bregdetare e Libisë ka shpëtuar një grup të refugjatëve afrikanë të cilët bënin përpjekje të kalonin detin Mesdhe dhe të arrinin në Evropë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se autoritetet e gardës bregdetare të Libisë kanë thënë se gjatë këtij operacioni janë shpëtuar 190 refugjatë nga vendet e ndryshme afrikane në brigjet e Tripolit që në mesin e tyre ndodhen gra dhe fëmijë. Sipas UNHCR-s, mbi 160 mijë refugjatë gjatë vitit 2017 kanë kaluar detin Mesdhe dhe kanë arritur në Evropë. Libia konsiderohet vendi më i rëndësishëm për kalimin e refugjatëve afrikanë nga atje drejt Evropës.

Tags