Gjendja kritike e fëmijëve Rohingya në Bangladesh
(last modified Sun, 24 Dec 2017 07:26:24 GMT )
Dhjetor 24, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • Gjendja kritike e fëmijëve Rohingya në Bangladesh

OKB në një njoftim të saj bëri të ditur se ¼ e fëmijëve Rohingya që janë shpërngulur në Bangladesh, përballen me krizën e mungesës së theksuar të ushqimit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today e cila citon z. Chritofe Bopulierac zëdhënës i UNICEF-it të ketë thënë se 27% e fëmijëve Rohingia që janë shpërngulur nga Mianmari dhe janë vendosur në Bangladesh kanë mungesë të theksuar ushqimesh dhe vuajnë nga kequshqimi. Përveç UNICEF edhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimeve mbi gjendjen e fëmijëve në Mianmar.  Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq së bashku me komitetin ndërkombëtar të Gjysmë Hënës së Kuqe kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë të tjera për të ndihmuar fëmijët myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh. Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë mbi 900 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur myslimanët Rohingya kishin marrë ofensivë në Mianmar. Bangladeshi tashmë po strehon rreth 900 mijë Rohingya që kanë ikur nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare prej 780 milionë dollarësh por numri i refugjatëve në këtë vend po vazhdon të rritet. “Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 milion dollarësh” ka thënë Robert Watkins, koordinator i Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Mianmari vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya.

 

 

Tags