"Bota myslimane nuk do të bëjë kompromis mbi Kudsin"
(last modified Sun, 31 Dec 2017 08:47:21 GMT )
Dhjetor 31, 2017 09:47 Europe/Tirane

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar edhe një herë deklarimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se Kudsi do të jetë kryeqytet i Izraelit, duke theksuar se qyteti i okupuar nga Izraeli është me vlerë të madhe për të gjithë muslimanët.

Duke folur në Konventën e 16-të Asociacionit të myslimanëve në Amerika që u mbajt në Çikago të Shteteve të Bashkuara nëpërmjet një video-lidhjeje, Erdogan tha se Jerusalemi Kudsi është "vija e kuqe për të gjithë muslimanët" dhe nuk do të lejohet që dikush të ndajë atë në bazë të dallimeve etnike, sektare apo kulturore". Ai vlerësoi gjithashtu votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fillim të këtij muaji, gjatë të cilit u shpall "e pavlefshme" njohja e Kudsit nga SHBA si kryeqytet i Izraelit. "Fitorja që kemi fituar në çështjen e Kudsit dëshmon faktin se ne mund të arrijmë shumë gjëra përmes solidaritetit ... Kjo fitore në të njëjtën kohë i tregoi të gjithë botën se ka vlera që nuk mund të blihen me para. "Secili duhet të nxjerrë një mësim nga votimi për Kudsin. Ne jemi duke i ftuar zyrtarët amerikanë dhe izraelitë të mos ndërmarrin hapa që do të përshkallëzojnë tensionet. Kudsi është aq i çmuar dhe nuk mund të kompromentohet për interesat tona", vuri në dukje Erdogan. Më 6 dhjetor, Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar. Kjo politikë e Uashingtonit përballë qytetit Kuds nxiti demonstrata në territoret e pushtuara palestineze, Iran, Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak, Marok dhe vendet e tjera muslimane. Më 21 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë votash në favor të një rezolute që i bën thirrje SHBA-ve të tërheqin njohjen e diskutueshme të Kudsit si kryeqytet i Izraelit. Në një përpjekje për të shmangur rezolutën, Trump kishte paralajmëruar se "ne po vëzhgojmë", duke kërcënuar ndëshkimet ndaj vendeve që mbështetën rezolutën, e cila më parë u përball me një veto të SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Izraeli, megjithatë, hodhi poshtë rezolutën e Ap të OKB duke falënderuar Trump për vendimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kudsin e pushtuar. Kudsi mbetet në thelb të konfliktit izraelito-palestinez, me palestinezët duke shpresuar se pjesa lindore e qytetit do të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.

 

 

Tags