Në Bruksel fillon takimi për marrëveshjeve bërthamore
(last modified Thu, 11 Jan 2018 14:45:22 GMT )
Janar 11, 2018 15:45 Europe/Tirane
  • Në Bruksel fillon takimi për marrëveshjeve bërthamore

Takimi i përbashkët i ministrit të punëve të jashtëm të Iranit me shefen e diplomacisë evropiane dhe me ministrat e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ka filluar punimet për shqyrtimin e zhvillimeve më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore në selinë e BE në Bruksel.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në këtë takim do të bisedohet rreth situatës më të fundit në procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe sidomos rreth vendimit të Amerikës në lidhje me këtë marrëveshje. Donald Trump, presidenti i Amerikës të premten pritet të deklarojë vendimin e tij rreth vazhdimit të anulimit të sanksioneve kundër Iranit sipas marrëveshjes bërthamore ose për daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.  

Tags